Ylli i njohur, Xherdan Shaqiri duket se përfundimisht po largohet nga skuadra e Liverpoolit.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri nuk bën më pjesë në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.
The Liverpool Echo raportoi se Shaqiri ka frustruar të gjithë tek “Anfield Road” dhe se klubi do ta lejojë të largohet këtë verë.
Për shërbimet e tij interesim pati shfaqur Sevilla disa javë më parë e cila mund ta bëj të vetin lojtarin.
Shaqiri u bashkua me Liverpoolin në vitin 2018, kur Klopp vendosi ta transferojë nga Stoke City.