Xherdan Shaqiri po konsiderohet si transferimi më i qëlluar në Premierligë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Xherdan Shaqiri po konsiderohet si transferimi më i qëlluar në Premierligë

09:16 | 15 Janar 2019

Xherdan Shaqiri po shihet se transferi me i qëlluar në Premierligë.

Me transferimin e tij te Liverpool në verën e kaluar, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari më i përfolur në Angli dhe më gjerë.

Revista e famshme botërore, ‘Four Four Tëo’ ka bërë një shkrim sensacional për transferimin e anësorit kosovar te skuadra angleze.

Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga, por që nga atëherë ai ka treguar se është transferimi më i qëlluar në Premierligë.

Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij.

Shaqiri ka arritur shumë mirë ta mbulojë hapësirën e brazilianit që në janarin e vitit 2018 kaloi te Barcelona për një shifër rekorde.

Komento: