Xherdan Shaqiri sfidon vushtrriasin që i pinte 70 çaja, ja sa çaja i pi ai!

10:50 | 28 December 2018

Xherdan Shaqiri po shkëlqen këtë sezonë të Liverpool. Krahas futbollit ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale.

Në postimin e tij të fundit që e ka bërë në Instastory, Shaqiri shihet me një gotë çaj “rusi” në duar, teksa me humor kishte shkruar se gjatë tërë ditës i pinë 160 “çaja rusi”.

Si duket këtë Xherdani e ka lidhur me një deklaratë që e kishte thënë një banor i qytetit të Vushtrrisë, se gjithë ditën i pi 70 çaja rusi.

Shaqiri u lind në Gjilan në Zvicër është shpërngulur në moshë të re, duke filluar trajnimet për futboll prej vitit 1999. Ndërsa, tani ai është pjesë e kombëtares së Zvicrës.

Kujtojmë se qyteti i Vushtrrisë cilësohet si vendi ku “çaji i rusit” është pija më e preferuar.

Në këtë qytet ku brenda ditës pihen me dhjetëra gota çaj në çajtore të shumta, kurse nga sot e deri në fund të këtij viti meraklitë e çajit do të bashkohen përballë Kalasë për ta shijuar çajin jashtë, kjo pasi që rinia e këtij qyteti kanë organizuar një aktivitet humanitar të quajtur, “Çajfest” ku të gjitha mjetet monetare që do të mblidhen në këtë festival do të dhurohen për familjet në nevojë.


Komento: