Xherdan Shaqiri u lëndua, Klopp flet për gjendjen e tij

21:40 | 26 Mars 2019

Xherdan Shaqiri ka pësuar një lëndim në ije, e për këtë ka folur Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Xherdan Shaqiri nuk ka mundur të jetë pjesë e Zvicrës për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, atë kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.

Klopp, teksa ka folur për gjendjen e Shaqirit, ka zbuluar ylli me prejardhje nga Kosova, është përfshirë i lënduar në skuadër, shkaku i zgjedhjeve të vogla.

“Ai është mirë, shumë më mirë. Shaqa, që disa javë ka pasur probleme me ije. Ai ka stërvitur, jo ashtu siç ai mundet, por ishte përfshirë në skuadër sepse nuk kishim shumë opsione. Tani ndihet çdo ditë e më mirë dhe duhet të jetë i gatshëm për fundjavë”, ka thënë Kloppi.

Në fundjavë, Liverpool në ‘Anfield Road’ zhvillon derbin ndaj Tottenham.

Komento: