Xhihani në Kosovë, kështu e mirëpresin fansat atë

18:22 | 18 January 2019

Erkan Petekkaya është një nga aktorët më të dashur turk, i cili te shqiptarët u bë shumë i njohur me rolin e tij si “Xhihani” në serialin ”Paramparça”.

Sikurse të gjithë fytyrat publike ashtu edhe Erkani po i shfrytëzon rrjetet sociale për ndarjen e imazheve dhe informacioneve të ndryshme të jetës së tij private dhe profesionale.

Së fundmi përmes një postim, aktori shihet duke xhiruar një skenë të serialit “Vurgun” që aktualisht ai është duke marr pjesë. Por, ajo çfarë bie në sy nga ky postim është emri i Kosovës, të cilin ai e ka shkruar në këtë video.

Aktori 48 vjeçar nuk ka sqaruar saktësisht për këtë gjë, mirëpo për fansat e tij ai ngriti dilemat se mos është duke qëndruar në Kosovë. Ata i kanë shkruar shumë komente duke i uruar mirëseardhje në shtetin kosovar.

Komento: