Akil Gjakova e kalon rrethin e parë në Botëror.
Akil Gjakova e ka kaluar rrethin e parë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.
Garuesi kosovar e mposhti në xhiron e parë rumunin Adrian Sulca, në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
E në rrethin e dytë, Gjakova do ta ketë përballë koreanin Jeoncheol Kang.
Krahas Akilit, sot do të garojë edhe motra e tij, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë në këtë kategori.
Gjithashtu, sot do të garojë edhe garuesja e tretë e Kosovës, Flaka Loxha, e cila është në të njëjtën kategori me Norën, ndërsa do të ketë punë me garuesen nga Mauritius, Christianne Legentil.