Distria kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit, i afrohet medaljes së artë.
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
Xhudistja kosovare në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang, për t’ju afruar medaljes së artë në evenimentin që po mbahet në Doha të Katarit.
Kampionen olimpike e ndajnë veç dy fitore nga shpallja kampione e botës, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, “Disi” e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus.
E në atë të tretë ishte më e mirë se belgja Amber Ryheul para se të triumfonte edhe në çerekfinale.