Xhudistja Krasniqi rrëmben medaljen e artë në Turqi

16:43 | 05 Prill 2019

Një lajm i madh për sportin kosovar.

Xhudistja Distria Krasniqi ka triumfuar në finale ndaj Otgontsetseg Galbadrakh, dhe në këtë mënyrë ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë.

Krasniqi ishte xhudistja e vetme nga Kosova që mori pjesë në këtë Grand Prix, kurse pa problem e mposhti në finale garuesen nga Kazakistani.

Distria në rrugën deri në finale i mposhti Yuyeong Kan dhe serben Andrea Stojandinov, derisa kjo është medalja e dytë për Krasniqin në këtë vit, pasi të parën e fitoi në Grand Slamin e Parisit.

Komento: