Xhudistja Laura Fazliu e mposht serben Anja Obradoqiv në Budapest

12:38 | 24 October 2020

Laura Fazliu e mposht serben Anja Obradoqiv në Budapest.

Xhudistja Laura Fazliu e ka mposhtur kundërshtaren serbe Anja Obradoqiv në kategorinë e 63 kilogramëve.

Në garën që po zhvillohet në kuadër të Grand Slam Hungary 2020, Fazliu këtë fitore e ka korrur me Ippon.

Kjo përballje ishte në kuadër të mbledhjes së pikëve, për të fituar normën Olimpikë.

Në sfidën e radhës, Laura Fazliu do të takohet me vendasen hungareze, Szofi Ozbas.

Komento: