Laura Fazliu nuk ka arritur të kaloj raundin e dytë në Grand Slam Abu Dhabi 2022, pasi është eliminuar nga portugezja Barbara Timo. Fazliu nuk ishte fort aktive në këtë përballje, prandaj gjyqtari i dha tri vërejtje, ose tri shido, për të fituar pastaj kundërshtarja portugeze.
Xhudistja kosovare raundin e parë të kategorisë -63kg e kaloi duke fituar me ippon ndaj brazilianes Kaillany Cardoso, për t’u eliminuar më pas.
Laura Fazliu është 22 vjeçare, aktualisht renditet në vendin e 33-të në këtë kategori, ndërsa në karrierë nuk ka medalje të fituara në Grand Slem./klankosova/