Loriana Kuka eliminohet në raundin e dytë në Grand Slamin e Parisit.
Loriana Kuka nuk ka arritur të shkojë më lart se raundi i dytë në Grand Slamin e Parisit.
Kuka e cila garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë në raundin e dytë u mund nga francezja Chloe Buttigieg me një ëaza-ari, shkruan Gazeta Express.
Kësisoj, ajo e ndërpret këtu garimin në këtë Grand Slam, duke e lënë ekipin kosovar të xhudos me vetëm një medalje nga ky kompeticion.
Ishte Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u treguar e jashtëzakonshme në luftërat e saj.
Në Grand Slamin e Parisit garuan edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Të dyja xhudistet u ndalën në raundin e tretë.