Xhudistja Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë në ‘Tel Aviv 2019’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Xhudistja Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë në ‘Tel Aviv 2019’

17:23 | 26 Janar 2019

Loriana Kuka ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja jonë u mposht në finale me shënim të artë nga sllovenja, Klara Apotekar, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kuka shënoi tri fitore. Në luftën e parë mundi holandezen Llona Lucassen, në çerekfinale kaloi Aleksandra Babintseva (Rusi), ndërsa në gjysmëfinale mposhti Natalie Poëel (Britani e Madhe).

Loriana fitoi 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Komento: