Xhudistja Nora Gjakova renditet e shtata në Kampionatin Botëror

16:59 | 09 May 2023

Nora Gjakova renditet e shtata në Kampionatin Botëror.

Kampionia jonë olimpike, Nora Gjakova, u rendit e shtata në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Doha.

Gjakova shënoi dy fitore, një tjetër e kaloi pa luftë, duke arritur suksesshëm deri në çerekfinale, ku pësoi humbje.

Rrugëtimin drejt medaljes së bronztë e vazhdoi përmes repesazhit, me ç’rast u ndal nga jugkoreanja, Mimi Huh.

Me vendin e shtatë, Nora arkëtoi 520 pikë olimpike Paris 2024, të cilat e mbajnë në pjesën e epërme të renditjes olimpike dhe botërore.

Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg), të cilës i urojmë fat dhe suksese.

Komento: