Xhuli thotë se “ish i dashuri i saj nuk e kishte xhiruar videon e famshme, por ndoshta ishte në dijeni”

17:40 | 23 Dhjetor 2022

Gjatë natës së sotme, banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Lugati ka zhvilluar një emision të improvizuar, kinse është lidhur me dëgjues.

Mungesë nuk kanë shënuar edhe pyetjet pikante nga Lugati, e ku e përzgjedhura për tu përgjigjur ishte Xhuli.

Lugati e ka pyetur Xhulin se – “A ka qenë i dashuri i saj, personi që e ka xhiruar videon e saj të publikuar vite me parë”, e që i takon kategorisë me pullë të kuqe.

“Nuk ka qenë. Por, besoj që ka qenë në dijeni të diçkaje të tillë. Besoj kështu, por nuk jam e sigurt. Po ashtu, atë ditë me ka lënë”, ka thënë Xhuli.

Komento: