Sommer në mes të Bayern Munich dhe Inter.
Anëtari i bordit të Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë të ditur për Sport1 se do të ketë negociata me Yann Sommer.
“Është e vërtetë se ai mund të largohet nëse dëshiron në bazë të klauzolës në kontratë. Varet se si do të merremi vesh me të. Do t’i hapim bisedimet me të, e kemi lajmëruar”, tha Hoeness.
Inter është duke punuar në javët e fundit që ta sjellë në ekip portierin zviceran, i cili shihet si zëvendësim i Andre Onana.