
Talenti i ri, Mali (Adili) Dullovi nga klubi Yjet 05, ka treguar formë të jashtëzakonshme në turneun regjional të organizuar në Rakaj për nder të 17 Shkurtit, duke zënë vendin e parë me plot meritë.
Me paraqitje mbresëlënëse dhe performancë të nivelit të lartë gjatë gjithë garës, Mali dëshmoi përkushtim, talent dhe shpirt gare, duke u bërë një nga figurat kryesore të turneut. Ky triumf përbën një arritje të madhe jo vetëm për të personalisht, por edhe për klubin dhe komunitetin që i mbështet këta të rinj me zemër.

“Yjet 05” po rriten çdo ditë, duke dëshmuar se kanë potencial të madh për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Me këtë formë dhe përgatitje serioze, ekipi pritet të jetë një befasi e këndshme edhe në turneun prestigjioz Top Gones 2026 në Lyon, ku marrin pjesë shumë ekipe ndërkombëtare.
Suksese të pafundme për Malin dhe për “Yjet 05” – vazhdoni të na bëni krenarë.