Yll Limanin nuk e keni parë asnjëherë më të emocionuar, kjo është nata që e bëri t’i mbushen sytë me lot

22:27 | 23 Shtator 2026

Këngëtari i njohur, Yll Limani, iu është drejtuar protestuesve të mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para qytetarëve të mbledhur në shesh, Limani përcolli një mesazh për vazhdimin e protestave dhe bëri thirrje që pjesëmarrja qytetare të vazhdojë deri në atë që ai e cilësoi si arritje të drejtësisë.

“Ju gëzoftë zemra krejtve që keni dalë sonte, edhe duhet me vazhdu me dalë krejt së bashku, deri të kemi drejtësi”, tha Limani para protestuesve.

Këngëtari u ndal edhe te atmosfera dhe gjendja emocionale që, sipas tij, ka shoqëruar shumë qytetarë gjatë tetë ditëve të protestave.

“Sot është dita e tetë, tetë ditë. Për këto tetë ditë, shumë prej nesh këtu jemi zgju me ndjenjën e njëjtë, me një peshë në gjoks, me një mllef që s’di ku me shku dhe me një pyetje që besoj të gjithëve na rri në kokë: Qysh kemi mbërri deri këtu”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Limani theksoi se tubimi i qytetarëve në shesh, për të, përfaqëson një ndjenjë të përbashkët të shprehur publikisht.

Protesta e sontme në sheshin “Skënderbeu” është mbajtur në ditën e tetë të mobilizimit qytetar lidhur me zhvillimet dhe vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në mesin e protestuesve kanë qenë qytetarë të moshave të ndryshme, ndërsa nga skena janë përcjellë mesazhe dhe deklarata lidhur me çështjen për të cilën është organizuar protesta.

Fjalimi i Yll Limanit u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa këngëtari u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të jenë pjesë e protestave dhe të qëndrojnë së bashku në kërkesën e tyre për drejtësi.

Protestat në Prishtinë kanë vijuar për tetë ditë radhazi, me qytetarët që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale./ORAinfo/

Komento: