Ylli 35 milionësh kryen testet mjekësore te Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli 35 milionësh kryen testet mjekësore te Milan

10:33 | 10 Dhjetor 2018

Lucas Paqueta ka filluar të bëjë pjesën e parë të testeve mjekësore të tij të Milanit përpara përfundimit të transferimit të tij prej 35 milionë euro nga Flamengo.

Paqueta ishte në San Siro për të parë Milanin duke arritur një barazim 0-0 me Torino të dielën dhe mesfushori sulmues bëri testet ‘sportive’ të hënën në mëngjes përcjell ORAinfo.

Brazilianni është tani në rrugën e tij për në Milanello, ku do t’i nënshtrohet testeve tjera mjekësore përpara se të takojë Gennaro Gattuso dhe shokët e tij të ri të skuadrës./ORAinfo/

Komento: