Ylli 50 milionësh po largohet nga Bayern Munchen

11:26 | 22 Mars 2019

David Alaba ka pranuar se është i hapur për të lënë Bayern Munich në të ardhmen për një sfidë të re në një klub spanjoll apo anglez.

26-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së parë të ekipit të Bayernit që nga viti 2009, por ka deklaruar se mund ta shohë veten duke luajtur diku tjetër përcjell ORAinfo.

“Unë mund të imagjinoj të provoj diçka tjetër, por me të vërtetë ndihesha shumë rehat në Bayern”, tha Alaba për BILD.

“Çdo vit ka sfida të reja dhe objektiva të reja dhe presioni gjithmonë do të jetë atje. Jam i lumtur në Mynih, por natyrisht unë mund të imagjinoj të shoh diçka tjetër [në të ardhmen].

“Spanja, Anglia ? Në Spanjë do të luaja për dy klubet e mëdha Real apo Barcelona, si dhe klubet e mëdha në Angli”, ka thënë Alaba./ORAinfo/

Komento: