Ylli 50 milionësh pranon t”i bashkohet United

16:08 | 28 December 2018

Mbrojtësi i FC Porto, Eder Militao ka ndalur bisedimet për një marrëveshje të re në Estadio Do Dragao, sepse ai dëshiron të bëjë një kalim te Manchester United vitin e ardhshëm, raporton e përditshmja portugeze, Correio Da Manha përcjell ORAinfo.

Ekipi nga Primera Liga kishte shpresuar se 20-vjeçari do të nënshkruante një zgjatje të kontratës e cila do të rriste klauzolën e blerjes deri në 50 milionë euro, por ai ka lënë në gjysmë bisedimet pas interesimit që United ka shprehur për të.

Militao ka bërë përshtypje në Portugali dhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke bërë 16 paraqitje në gjitha garat./ORAinfo/

Komento: