Ylli argjentinas ka njoftuar se do t’i nënshtrohet operimit në gju.
Sergio Aguero ka humbur sezonin.
Ylli argjentinas, i cili aktivizohet me Manchester City, Sergio Aguero, ka humbur sezonin aktual.
Lojtari ka pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Burnley, dhe ky dëmtim po del të jetë tejet serioz.
Është Pep Guardiola ai që ka konfirmuar se lojtari do t’i nënshtrohet një operimi, gjatë ditës së nesërme.
“Nesër ai (Aguero) do t’i nënshtrohet një operimi me Dr Cugat, në Barcelonë. Sapo të përfundojë operimin, ndoshta do të dimë kohën se kur mund të kthehet”, ka thënë Guardiola.
“Unë nuk e di për Ligën e Kampionëve. Pas operimit, ne do të dimë raportin e doktorit. Ai do të na thotë shumë për kohën e rikthimit”, ishin fjalët e trajnerit.
Aguero do t’i nënshtrohet një operimi në gjurin e majtë, para një ndeshje kruciale kundër Real Madrid.