Ylli brazilian niset drejt Torinos, gati zyrtarizimi nga Juventus

14:25 | 06 Gusht 2019

Mbrojtësi i Manchester Cityt Danilo pritet të arrij gjatë ditës në Torino për t’iu bashkuar Juventusit.

Ish-mbrojtësi i Real Madrid është vendosur të përfundojë një marrëveshje shkëmbimi, në të cilin mbrojtësi i djathtë i Juventuesit, Joao Cancelo, do të transferohet në Manchester City, përcjell ORAinfo.

28-vjeçari pritet të arrijë gjatë ditë sot, ndërsa nesër planifikohet t’i kryej testet mjekësore në Rite te J Medical në Torino pas së cilës ai do të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Juventusit.

Danilo do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me klubin me qendër në Torino, ku do të fitojë 4 milionë euro në sezon. /ORAinfo/

Komento: