Ylli Chelseat shkruan në rrjetet sociale: Më ndihmoni

23:18 | 05 March 2023

Chelsea arriti fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Leeds Unitedit në xhiron e 26-të në Premiet League.

Wesley Fofana ishte realizatori i vetëm në këtë ndeshje, madje mbrojtësit i ndodhi edhe diçka gjatë takimit.

Në momentin e një aksioni, Fofana u shty nga mbrapa nga lojtari kundërshtar dhe u ballafaqua me një grua që punonte sigurim në stadiumin ‘Stamford Bridge’. Për shkak të lojës, lojtari francez nuk u ndal fare për t’i kërkuar falje.

Sot ai në rrjetet sociale ka kërkuar nga mbështetësit ta gjejë vajzën sepse ka një dhuratë për të.

Komento: