United e Liverpool në garë për yllin francez.
Manchester United pritet të garojë me Liverpoolin për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e RB Leipzigut, Dayot Upamecano.
Francezi ka qenë i shkëlqyer në këto katër vitet e fundit dhe është i hapur për një sfidë të re, transmeton lajmi.net.
Në verë, Upamecano mund të largohet në rast që paguhet klauzola e lirimit me vlerë 38 milionë euro.
Sipas The Sun, dy gjigantët anglez janë të interesuar për mbrojtësin dhe do garojnë gjatë verës.
Skuadra e Jurgen Klopp këtë edicion ka hasur probleme në mungesën e Van Dijkut dhe Gomezit, andaj iu nevojitet një mbrojtës i tretë.
Ndërsa, Solskjaer synon një partner për Harry Maguiren dhe Upamecano është prioriteti kryesor.