Ylli i Ajaxit po agjëronte, bën iftar në fushë, në përballjen kundër Tottenhamit

22:56 | 08 Maj 2019

Shumë yje të futbollit janë duke e agjëruar Ramazanin.

Në mesin e shumë prej tyre janë edhe dyshja e Ajax, Noussair Mazraoui dhe Hakim Ziyech , të cilët janë duke u paraqitur kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mazraoui dhe Ziyech gjatë zhvillimit të minutës së 22’-të të ndeshjes, në kohën e përkimit me iftar, kanë marrë diçka për të ngrënë.

Mbrojtësit Mazraoui, është kapur nga kamerat gjatë ndeshjes duke bërë iftar, gjatë kohës kur po zhvillohej minuta e 22-të.

Pak minuta pas kohës së iftarit, Ziyech, ka arritur të shënoi për dyfishimin e epërsisë në 2:0 për Ajax.

Komento: