Lacazette bëhet lojtari i parë që shënon gol në fillimin e Premierligës në dy sezone të ndryshme.
Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka shënuar gol në fillimin e sezonit të ri në Premierligë sot ndaj Fulhamit, madje ka hyrë në histori të këtij kompeticioni.
Lacazette gol të tillë në ndeshjen e parë të Premierligës e kishte shënuar edhe në vitin 2017, kundër Leicester Cityt.
Kjo e bën atë futbollistin e parë që shënon dy gola në fillimin e Premierligës, në dy sezone të ndryshme.