Ylli i Arsenal: Më mungojnë shumë tifozët

20:54 | 04 Dhjetor 2020

Ylli i Arsenal Hector Bellerin thotë se i mungojnë shumë tifozët.

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin, duket se është i kënaqur me kthimin e tifozëve dhe ka pranuar se ndeshja nuk do të jetë e njëjtë edhe pse do të këtë vetëm 2000 tifozë në stadium

Hector Bellerin është i kënaqur që fansat janë kthyer përsëri në disa stadiume të skuadrave të Premier Ligës, derisa Arsenali po përgatitet për derbin kundër Tottenhamit të dielën.

Spanjolli ka thënë se nuk ka asgjë më të mërzitshme për një futbollist sesa të luajë në një stadium të zbrazur dhe ai beson që tifozët të japin avantazh të mirë kur luan në shtëpi.

Të enjten, Arsenali mirëpriti në Emirates Stadium për herë të parë që nga marsi 2000 tifozë, derisa vendasit deklasuan me rezultat 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa Ligë.

“Tifozët të japin avantazh kur luani në shtëpi”, tha Bellerin për beIN Sports. “Kur ju fitoni jashtë është një ndjenjë tërësisht tjetër, për arsye të ndryshme”.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të fitosh në shtëpi dhe fitoren ta festosh me tifozë”.

“Me kan munguar shumë. Ndryshe e ndiej ndeshjen kur përfundon dhe eci rreth fushës duke u përshëndetur me fansa…të luash në një stadium bosh, nuk ka asgjë më të keqe për një futbollist”.

“Sinergjia që merrni nga ta kur fitonte apo kur shënoni një gol; 60 000 njerëz bashkohen në një valë zëri edhe kur humbni një shanse me lojtarët”.

Komento: