Ylli i Arsenalit konfirmon largimin nga klubi

17:16 | 03 June 2019

Ylli i Arsenalit, Stepkan Lichtsteiner ka konfirmuar largimin nga klubi ku qëndroi vetëm një sezon.

35-vjeçari ishte bërë transferimi i parë i Unai Emeryt tek Arsenali vitin e shkuar, kur kaloi nga Juventusi. Ai pati 23 paraqitje në të gjitha garat për “Topçinjtë”.

Lëndimi i Hector Bellerinit i dha rastin zviceranit të luante në ekipin e parë, por ai mbylli sezonin si rezervistë i Shkodran Mustafit e Aisnley Maitland – Niles. Ai ishte rezervist edhe në finalen e Ligës së Evropës, ku Arsenali u mposht nga Chelsea.

“Të dashur ‘Topçinj’ ishim afër që të mbyllnim një kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit të mrekullueshëm. Por të jesh afër… fatkeqësisht nuk mjafton. Është vështirë ta pranojmë. Jam shumë i mërzitur. Ishte synimi jonë që ta kthejmë Arsenalin në nivelin më të lartë ndërkombëtar dhe të fitojmë trofe. Të dyja i meriton ky klub i mrekullueshëm. U uroj më të mirën bashkëlojtarëve, trajnerit, stafit, punonjësve dhe tifozëve më të mirë”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

“Besoj se ekipi jonë do të kompletojë misionin sezonin e ardhshëm. I lumtur që isha pjesë e këtij klubi. Ishte sfidë e mrekullueshme dhe përvojë me fund jo të lumtur, fatkeqësisht. Faleminderit për përkrahjen e ngrohtë. Jam shumë falënderues”, ka shkruar më tej zvicerani.

Lichtsteiner bëhet lojtari i katërt që largohet nga Arsenali këtë verë, pas Aaron Ramseyt, Danny Ëelbeckut që u larguan si lojtarë të lirë dhe Petr Cechut që u pensionua.

Komento: