Ylli i Arsenalit është në ecurinë më të dobët në gjashtë vitet e fundit.
Pierre Emerick Aubameyang po kalon në një seri të tmerrshme.
Ylli i Arsenal është futur në ecurinë më të dobët në gjashtë vitet e fundit, nëse shohim golat e tij.
Ai ka shkuar në pesë ndeshje të Premierligës pa gol, për herë të parë që nga viti 2014.
Kjo gjë i ndodhi edhe në ndeshjen kundër Leicester City, ku skuadra e Arsenal u mposht me rezultatin 0:1.
Arsenal tashmë numëron vetëm tetë gola në gjashtë ndeshje të luajtura në Premierligë, shifër kjo që del të jetë e dyta më e dobëta në 20 sezonet e fundit (pesë gola në sezonin 2015/16).
Pierre Emerick Aubameyang synon të kthehet sa më parë te goli dhe këtë mund ta bëjë qysh në mesjavë.