Ylli i Arsenalit në ecurinë më të dobët në gjashtë vitet e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Arsenalit në ecurinë më të dobët në gjashtë vitet e fundit

16:02 | 26 Tetor 2020

Ylli i Arsenalit është në ecurinë më të dobët në gjashtë vitet e fundit.

Pierre Emerick Aubameyang po kalon në një seri të tmerrshme.

Ylli i Arsenal është futur në ecurinë më të dobët në gjashtë vitet e fundit, nëse shohim golat e tij.

Ai ka shkuar në pesë ndeshje të Premierligës pa gol, për herë të parë që nga viti 2014.

Kjo gjë i ndodhi edhe në ndeshjen kundër Leicester City, ku skuadra e Arsenal u mposht me rezultatin 0:1.

Arsenal tashmë numëron vetëm tetë gola në gjashtë ndeshje të luajtura në Premierligë, shifër kjo që del të jetë e dyta më e dobëta në 20 sezonet e fundit (pesë gola në sezonin 2015/16).

Pierre Emerick Aubameyang synon të kthehet sa më parë te goli dhe këtë mund ta bëjë qysh në mesjavë.

Komento: