Ylli i Atalantas falënderon Milanin dhe Interin, ka një arsye të fortë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ylli i Atalantas falënderon Milanin dhe Interin, ka një arsye të fortë

12:14 | 12 Korrik 2019

Atalanta do të luajë ndeshjet vendase në Ligën e Kampionëve në San Siro, pasi arriti marëveshje me Milanin dhe Interin.

Kësaj marrëveshje i është gëzuar edhe kapiteni i Atalantas, Alejandro Gomez, i cili ka falëndëruar klubet milaneze, përcjell ORAinfo.

“Për fat të keq, Liga e Kampionëve nuk do të luhet në stadiumin tonë, prandaj në emër të shokëve të skuadrës, ne dëshirojmë të falënderojmë Interin dhe Milanin për të na mirëpritur në stadiumin e tyre të lavdishëm.

“Për ne, është thelbësore të mos bëjmë udhëtime të gjata, veçanërisht në një konkurrencë të tillë të vështirë, ne do të japim më të mirën e vetes. Faleminderit shumë”, përfundoi ai. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!