Ylli i Barcelonës i thotë ‘PO’ Juventusit

14:38 | 03 June 2020

Juventus pritet të forcohet në fazën e sulmit.

Rindizen shpresat e Barcelonës për të firmosur me Miralem Pjanic. Gazeta katalanase MundoDeportivo shkruan se Ousmane Dembele i ka ndezur dritën jeshile një kalimi të mundshëm te Juventusi si pjesë e marrëveshjes që do të çojë mesfushorin boshnjak në Camp Nou.

Pas përgjigjes negative të mesfushorit brazilian Arthur dhe refuzimit të klubit katalanas për të përfshirë në marrëveshje talentin Ansu Fati, tashmë ka dalë në skenë karta Dembele që mund të zhbllokojë këtë operacion merkatoje.

Bardhezinjtë janë të interesuar për sulmuesin francez por e duan atë në formë huazimi. Barcelona në krahun tjetër për të patur në skuadër Miralem Pjanic është e gatshme të sakrifikojë një lojtar me të ardhme të madhe si Dembele për të cilin pagoi 105 milionë euro plus bonuset për ta blerë nga Dortmundi 3 vite më parë.

Te Juventusi Dembele ndërkohë do të kishte mundësi të luante në vazhdimësi dhe për këtë arsye është i gatshëm të pranojë transferimin për t’u kthyer në nivelet kur luante për Borussian. Dembele aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që pësoi në muajin shkurt, kur iu nënshtrua dhe një operacioni. Në këtë sezon të La Ligas, 23-vjeçari francez është aktivizuar vetëm në 5 takime duke shënuar dhe 1 gol.

Komento: