Ylli i Barcelonës ia sheh “sherrin” De Jongit

14:53 | 22 Maj 2019

Manchester United, thuhet se ka bërë një lëvizje për të nënshkruar mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Ole Gunnar Solskjaer pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e tij të parë këtë verë, dhe fytyra të freskëta mund të arrijnë në qendër të fushës,përcjell ORAinfo.

Rakitiç thuhet se është i etur të qëndrojë në Camp Nou, por The Mirror pretendon se United janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje 48 milion funte për yllin e Kroacisë.

Barcelona është e hapur për shitjen e Rakitic këtë verë, me gjigandët katalanas që tashmë kanë siguruar nënshkrimin e Frenkie de Jong nga Ajax./ORAinfo/

Komento: