Ylli i Barcelonës në radarin e Chelsea

12:06 | 18 Shkurt 2022

Chelsea monitoron Gavin

Ylli në rritje i Barcelonës, Gavi është duke u monitoruar nga skuadra e Chelsea.

Raportime të ‘Nacional’ bëjnë të ditur se Chelsea janë duke përgatitur një ofertë për lojtarin spanjoll, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Barcelonës po tenton tash e sa kohë që të nënshkruajë kontratën e re, por 17 vjeçari ka refuzuar ofertën e parë.

Chelsea synon të shfrytëzojë këtë situatë dhe të përfshihet me një ofertë që do të mund të plotësonte dëshirat e të riut.

Përveç Chelsea, ka edhe klube të tjera të interesuara për Gavi. Të gjitha skuadrat duhet të kalojnë shumën e 50 milionë eurove për të transferuar lojtarin.

Gjithsesi, dëshira kyçe e lojtarit është Barcelona dhe pritet që shumë shpejtë të firmoset marrëveshja, me disa përmirësime në ofertë nga radhët e klubit.

Komento: