Ylli i Barcelonës tek Arsenali? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Barcelonës tek Arsenali?

12:13 | 27 Janar 2019

Arsenali dëshiron ta bindë Barcelonë t’ia huazojë anësorin brazilian Malcom.

Jo vetëm kaq, drejtuesit e klubit nga Londra veriore janë përpjekur ta transferojnë edhe Denis Suarezin nga Barça, por deri tani nuk ka ndonjë përparim në bisedimet mes klubeve, sipas Sun.

Tani, e tërë vëmendja e Arsenalit është kthyer kah bashkëlojtari i tij, i cili po e ka të vështirë të adaptohet në Camp Nou që prej transferimit nga Bordeaux verën që lamë pas.

Barça po ngurron ta shesë brazilianin, por mund ta lejojë të largohet në huazim, në mënyrë që ta rikthejë formën e lartë para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Komento: