Ylli i Bayerni po transferohet në Barcelonë

10:29 | 29 Mars 2019

Barcelona pritet ta transferojhë David Alaba në ‘Camp Nou’.

Transferimi i Lucas Hernandez nga Bayern Munich, i ka hapur derën e largimit mbrojtësit austriak, David Alaba.

Bayern Munich të mërkurën pasdite ka njoftuar se ka paguar klauzolën prej 80 milionë euro për Lucas Hernandez, mbrojtësin francez të Atletico Madrid.

Transferimi i Hernandez ka hapur shumë spekulime për të ardhmen e Alaba.

Është Barcelona që po kërkon 26 vjeçarin, për t’i rritur konkurrencën Jordi Albas në krahun e majtë.

Por, për të arritur te Alaba, Barcelona duhet të fitojë garën me Arsenal, që po ashtu po kërkon reprezentuesin e Kombëtares së Austrisë.

Komento: