Ylli i Bayernit ‘akuzon’ trajnerin se nuk po sillet mirë me të

09:17 | 24 Shkurt 2019

Duket se edhe brenda skuadrës së Bayernit, ka disa probleme.

Mbrojtësi brazilian i Bayern, Rafinha, është shprehur i mërzitur me trajtimin që trajneri po ia bën atij.

Kovac është kritikuar nga mbrojtësi pasi ky i fundit po përballet me një mungesë të minutave të lojës me kampionët e Bundesligas.

“Nëse nuk ke minuta në dispozicion, është e vështirë të përgatitesh” ka thënë Rafinha për reporterët.

“Unë e bëjë punën time mirë, por trajneri nuk llogaritë në mua. Nuk e di pse. Nuk kam bërë ndonjë problem. Por, sigurisht jam i zhgënjyer” ka thënë tutje lojtari.

“Kam luajtur me gjithë trajnerët tek Bayern, si me Guardiolan ashtu me Heynckes apo Ancelotti. Që kur kam thënë në janar se do të largohem nga skuadra në fund të këtij sezoni nuk kam luajtur më” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi i djathtë.

Rafinha u inkuadrua në ndeshjen kundër Liverpool në pesë minutat e takimit, që sigurisht janë shumë pak për të treguar vetën.

Komento: