Ylli i Bayernit i futi në garë Barcelonën dhe Real Madridin

17:26 | 12 May 2020

Barcelona e Real Madridi në garë për yllin e Bayernit.

Kingsley Coman është emri i ri që qarkullon prej kohësh në agjendat e dy superklubeve spanjolle Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Anësori francez i sulmit të Bayernit pëlqehet nga shumë klube në Evropë por mesa duket dy gjigandët spanjollë janë në avantazh për të marrë shërbimet e Coman në merkaton e ardhshme.

Në garë për Coman është edhe Manchester City i Pep Guardiolës, por vetë lojtari preferon kalimin në Spanjë.

Coman iu bashkua bavarezëve në vitin 2015 nga Juventusi, ku fillimisht dy vite ishte i huazuar për 7 milionë euro dhe më pas u ble për 21 milionë euro.

Komento: