Ylli i Bayernit mund t’i bashkohet Juventusit

20:46 | 14 Qershor 2019

Rodriguez mund t’i bashkohet skuadrës së Juventusit.

Ish ylli i Bayern Munich dhe Inter, Lothar Matthaus, e sheh James Rodriguezin si anëtar të Juventus, dhe insiston se Ronaldo e do atë në Torino.

Bayern Munich nuk ka shfrytëzuar opsionin për të blerë kartonin e Rodriguez, duke bërë që lojtari të kthehet tek Real Madrid.

Janë skuadrat italiane ato që po synojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit, me Napolin dhe Juventusin si destinacione të mundshme.

Gjithsesi, Matthaus e sheh Juventusin si skuadrën e ardhshme të kolumbianit.

“E shoh atë tek Juve. Ai është shumë i afërt me Ronaldon dhe ai më tha se ka kontaktuar me të” ka thënë Matthaus për ‘AS’.

“Cristiano ka thënë se do ta mirëpriste atë tek Juventus. Unë mund ta kuptoj pse: James mund t’i jap Ronaldos shumë asistime. Të dy do të shkëlqenin” ka shtuar tutje Lothar.

Ronaldo dhe James kishin luajtur krah njëri tjetrit tek Real Madrid, mes viteve 2014 dhe 2017, ku kishin fituar titullin në Spanjë dhe dy Liga të Kampionëve.

Komento: