Ylli i Belgjikës me çdo kush do të transferohet te Milani

20:52 | 28 Mars 2019

Batshuayi shpresonte me të vërtetë që të kalonte te Milan-i në janar.

Për disa ditë ka shpresuar që ëndrra e tij të kthehej në realitet. Michy Batshuayi donte të transferohej me çdo kusht te Milan-i janarin e kaluar, kur Valencia vendosi ta linte të largohej, duke detyruar Chelsea-n të vihej në kërkim të një ekipi të ri për sulmuesin.

Ai konsiderohej një lojtar shumë premtues pak vite më parë, me londinezët që kanë shpenzuar 40 milionë euro për ta marrë nga Marseille. Gjithsesi, rendimenti i tij në rënie ka detyruar klubin anglez që ta huazojë lojtarin.

Batshuayi shpresonte me të vërtetë që të kalonte te Milan-i në janar, në rast se nuk do të ishte mbyllur operacioni Piatek. Chelsea ka provuar ta përfshijë belgun në operacionin që dërgoi Higuain në “Stamford Bridge”, por Leonardo ka zgjedhur polakun në fund.

Pjesa tjetër është histori, me Batshuayi-n që ka përfunduar te Crystal Palace, ku ka shënuar deri tani 2 gola në 6 ndeshje. Duket se Milan-i do të mbetet vetëm një ëndërr për Michy-n.

Komento: