Ylli i Chelseas afër vendimit të madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Chelseas afër vendimit të madh

12:35 | 27 Janar 2019

David Luiz duket se është pranë një vendimi të madh për karrierën e tij.

Kontrata e mbrojtësit brazilian, David Luiz, tek Chelsea, skadon në fund të këtij sezoni, por ai duket se është i gatshëm që të vazhdojë kontratën në rast se i ofrohet një e tillë.

“Goal” thotë se David Luiz dhe Chelsea janë afër që të arrijnë marrëveshje të re një vjeçare.

Në rast se një marrëveshje e tillë nuk arrihet, atëherë ai do të jetë lojtar i lirë dhe mund të largohet me parametrat zero nga Londra.

Është thënë se skuadra si Napoli apo edhe Monaco kanë shprehur interesim për brazilianin Luiz.

Komento: