Ylli i Chelseas dëshiron të shkojë në Barcelonë.
Hakim Ziyech dëshiron të jetë zëvendësuesi i Memphis Depay në FC Barcelona. Sulmuesi maroken dëshiron të bashkohet me Camp Nou dhe ka ofruar t’i bashkohet projektit të Xavit në skuadrën e Barçës këtë afat kalimtar dimëror.
Sipas raportit nga Sport, marokenit nuk po i jepet hapësirë e mjaftueshme në Chelsea dhe dëshiron të gjejë një rrugëdalje për një ekip të rëndësishëm.
Te Chelsea, Hakim Ziyech u paraqit gjithsej në 97 ndeshje, me 14 gola dhe 11 asistime. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 9 ndeshje në Premier Ligë dhe ende nuk ka mundur të debutojë.