PSG-ja dhe Barcelona janë në garë për yllin e Chelseas.
Willian me gjasë do të ndajë rrugët me Chelsea, në merkaton e verës.
Ylli brazilian i futbollit, Willian, tashmë disa vite pjesë e Chelsea, pritet të largohet nga ‘Stamford Bridge’, gjatë merkatos së verës.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se Paris Saint Germain dhe Barcelona po prijnë garën për shërbimet e anësorit brazilian.
Marrëveshja e brazilianit skadon në fund të këtij sezoni, por përkundër se ai dëshiron qëndrimin në Londër, ai lidhet me një numër skuadrash.
Raportohet edhe se Ëillian mund të ndihmojë në ndonjë lëvizje që Chelsea mund të bëjë për Philippe Coutinho.
Barcelona kërkon shërbimet e lojtarit tash e disa vite, por asnjëherë nuk bindi dot atë.