Reece James mund të humbasë Kupën e Botës.
Mbrojtësi i krahut, Reece James, mund të humbasë Botërorin, Katar 2022.
Kanë mbetur edhe pak javë deri në fillimin e kompeticionit më të rëndësishëm për kombëtare, Kupën e Botës.
Këtë edicion do zhvillohet në Katar, nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.
Përpara fillimit, është mbrojtësi i Anglisë, Reece James që mund të mos jetë me kombëtaren e tij në këtë Botëror.
22-vjeçari pësoi një lëndim në gju në ndeshjen kundër Milanit dhe tani do të vlerësohet nga një specialist për shkak të shqetësimeve se ai mund të jetë jashtë për javë të tëra dhe të kërkojë ndërhyrje kirurgjike.
Sipas raportimeve të fundit në Angli, James madje mund të humbasë përzgjedhjen me Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Përveç tij edhe lojtari tjetër i Chelseat, N`Golo Kante nuk do arrijë të rikuperohet në kohë për Botëror, për shkak të përsëritjes së lëndimit.
Mbetet të shihet nëse përfundimisht as James nuk do mund të ndihmojë kombëtaren e tij në Katar.