
Manchester Unitedi dhe Leicester kanë hyrë në garë për yllin e Chelseas.
Gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe ish kampionët e Leicester po synojnë që të përforcohen para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Skuadrat kanë identifikuar lojtarin e njëjtë si dëshirë për repartin e mbrojtjes dhe kanë hasur në konkurrencë me njëra tjetrën.
Ylli i Chelsea, i cili luan me Ëigan si i huazuar, Reece James, është lojtari që po kërkohet me ngulm nga të dy skuadrat, shkruan ‘Dailymail’, transmeton lajmi.
Mbrojtësi i krahut vlerësohet me 15 milionë funte nga skuadra e tij, shifër kjo që nuk është e paarritshme për asnjërën skuadër.
Lojtari ka kaluar sezonin në formë huazimi tek Ëigan, dhe për shërbimet e tij, përveç Leicester e United, janë edhe vet londinezët.
Aktualisht, James luan edhe me kombëtaren U-20 të Anglisë.