Ylli i Chelseas shumë i kërkuar, Man Utd dhe Leicester në garë për të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Chelseas shumë i kërkuar, Man Utd dhe Leicester në garë për të

13:11 | 31 Maj 2019

Manchester Unitedi dhe Leicester kanë hyrë në garë për yllin e Chelseas.

Gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe ish kampionët e Leicester po synojnë që të përforcohen para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Skuadrat kanë identifikuar lojtarin e njëjtë si dëshirë për repartin e mbrojtjes dhe kanë hasur në konkurrencë me njëra tjetrën.

Ylli i Chelsea, i cili luan me Ëigan si i huazuar, Reece James, është lojtari që po kërkohet me ngulm nga të dy skuadrat, shkruan ‘Dailymail’, transmeton lajmi.

Mbrojtësi i krahut vlerësohet me 15 milionë funte nga skuadra e tij, shifër kjo që nuk është e paarritshme për asnjërën skuadër.

Lojtari ka kaluar sezonin në formë huazimi tek Ëigan, dhe për shërbimet e tij, përveç Leicester e United, janë edhe vet londinezët.

Aktualisht, James luan edhe me kombëtaren U-20 të Anglisë.

Komento: