Ylli i Chelseat i komenton Rashicës, pasi ky i fundit i reagoi për supergolin ndaj Liverpoolit

10:55 | 05 Mars 2021

Mason Mount ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në fitoren e Chelseat me rezultat minimal 1-0 në ‘Anfield’ ndaj kampionit aktual, Liverpoolit.

Mesfushori anglez shënoi një gol tejet të bukur, saqë i ra në sy edhe sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Rashica përmes rrjeteve sociale e ka shpërnda golin e futbollistit të Chelseat.

Mason Mount kur pa atë i reagoi me komentin: Raketa! – nofkë kjo që tashmë është e njohur për të gjithë.

Kujtojmë që Mason Mount dhe Milot Rashica kanë luajtur së bashku në ekipin holandez, Vitesse, dhe edhe sot, vazhdojnë të jenë shokë të mirë.

Komento: