U tha se Gary Cahill do të transferohet në Serie A, por duket se kjo nuk do të ndodh.
Qendërmbrojtësi anglez pritet të mbetet në Londër, duke kaluar nga Chelsea te Arsenali.
Mediat angleze thonë se Cahill ndërroi mendjen, pasi në fillim ka shprehure dëshirën për të vazhduar karrierën në kampionatin italian.
Cahill është në vitin e fundit të kontratës në “Stamford Bridge”, dhe pritet të largohet nga Chelsea pasi që nuk po gjen hapësirë për të luajtur vazhdimisht në formacionin e Maurizio Sarrit.
33-vjeçari në këtë stinor ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë vetëm një në Premierligë.