Ylli i dikurshëm po kthehet në Milan, këtë herë si drejtor sportiv – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i dikurshëm po kthehet në Milan, këtë herë si drejtor sportiv

18:09 | 22 Maj 2019

Ish ylli i dikurshëm i Milanit po synon një rikthim tek skuadra e tij e zemrës.

Ylli brazilain Kaka mendon rikthimin te Milani, në ndonjë rol drejtues në klub.

Kaka i kishte dhënë fund karrierës si futbollist dy vjet më parë, dhe është përgatitur për një rol drejtues te ndonjë klub, transmeton Koha.

“Po përgatitem për rikthim në futboll, me mundësi si drejtor sportiv. Në gusht do të përfundoj kursin për menaxhim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Kaka për Fox Sports Brazil.

Ai ka shtuar se, “të nisja te Milani do të ishte shumë mirë, për shkak të historisë që kam me klubin dhe për prestigjin që kanë në botë”.

Komento: