Ylli i Dortmundit po kalon te gjiganti evropian

23:21 | 18 Prill 2019

Duket se skuadra e Dortmundit do të përballet me largimin e një lojtari.

Jadon Sancho me shumë gjasë në verë do të largohet.

Jadon Sancho është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave, andaj do të largohet nga Dortmundi.

Manchester United është duke i prirë garës për talentin anglez, por që duhet të paguajë 130 milionë euro për shërbimet e tij.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që të ofrojnë një lojtar dhe një pjesë të parave për ta transferuar Jadon Sanchon nga Dortmundi.

Talenti anglez ka bërë me dije se ai është i gatshëm që të rikthehet në vendlindje, por gjithçka do varet nga akordi mes të dy skuadrave.

Komento: